back to top
Monday, October 27, 2025
BallinaLajmeTurqia nënshkruan marrëveshje me Britaninë për blerjen e 20 avionëve luftarakë

Turqia nënshkruan marrëveshje me Britaninë për blerjen e 20 avionëve luftarakë

Të ngjajshme

Tërmet i fuqishëm në Turqi

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 shkallë ka...

Gjendet i vdekur një person në Llapçevë të Malishevës

Një burrë ka humbur jetën mëngjesin e së hënës...

Krasniqi thotë se Kurti përdori Haxhiun për të fshehur dështimin politik

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi thotë...

A ka vend për Ramiz Lladrovcin në PDK? Memli Krasniqi jep përgjigjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur edhe për...

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, e ka nënshkruar të hënën një marrëveshje përmes së cilës Turqia i bleu 20 avionë luftarakë, Eurofighter Typhoon, për 8 miliardë funte, tha zyra e tij.

Në korrik, Turqia dhe Britania kishin nënshkruar marrëveshje paraprake për blerjen e 40 avionëve Typhoon, të miratuar nga anëtarët e konsorciumit Eurofighter, përfshirë Gjermaninë, Italinë dhe Spanjën, dhe të përfaqësuar nga kompanitë Airbus, BAE Systems dhe Leonardo.

Starmer u takua me presidentin turk, Tayyip Recep Erdogan, në Ankara të hënën, për të nënshkruar marrëveshjen.

Kryeministri britanik, Keir Starmer (majtas) dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan (djathtas), në konferencë për shtyp pas nënshkrimit të një marrëveshjeje për 20 avionë luftarakë Eurofighter, në Pallatin Presidencial në Ankara, më 27 tetor 2025.

Turqia po kërkon të përfitojë nga këta avionë luftarakë të avancuar për të mos mbetur mbrapa rivalëve rajonalë si Izraeli, i cili këtë vit ka kryer sulme në të gjithë Lindjen e Mesme.

Turqia, e cila tani po gëzon marrëdhëniet më të ngrohta me Perëndimin në vitet e fundit, ka kërkuar të blejë Eurofighter dhe potencialisht edhe avionë amerikanë F-35, për ta mbështetur flotën e saj të vjetër, e cila përbëhet kryesisht nga avionë F-16.

Turqia e ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO

Evropa është drejtuar gjithnjë e më shumë nga Turqia – e cila e ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO dhe është eksportuese e madhe e dronëve luftarakë – për ta forcuar krahun lindor të aleancës dhe për ta mbështetur çdo forcë të ardhshme stabilizimi pas luftës në Ukrainë.

Javën e kaluar, Reuters raportoi me burime se Turqia ishte pranë një marrëveshjeje për të marrë menjëherë 12 avionë Typhoon, megjithëse të përdorur, nga blerësit e mëparshëm, Katari dhe Omani, për t’i përmbushur nevojat e saj urgjente.

Më shumë avionët të rinj nga Britania do të vijnë në vitet e ardhshme.

Javën e kaluar, Erdogan i vizitoi Katarin dhe Omanin, pjesërisht për të folur për këtë çështje.

Turqia, e cila dëshiron ta mbushë boshllëkun para se të jenë gati avionët e saj vendas, KAAN, në vitet e ardhshme, hapi bisedimet për marrjen e avionëve Typhoon në vitin 2023.

Vitin e kaluar, Ankaraja siguroi një marrëveshje prej 7 miliardë dollarësh me Uashingtonin për 40 avionë F-16, për të cilët po përballet me vonesa tani.

Sulmet ajrore të Izraelit – fuqisë më të avancuar ushtarake të rajonit, me qindra avionë luftarakë F-15, F-16 dhe F-35 të furnizuar nga SHBA – ndaj fqinjëve të Turqisë si Irani dhe Siria, si edhe ndaj Libanit dhe Katarit, e kanë shqetësuar Ankaranë gjatë vitit të kaluar dhe e kanë bindur ta forcojë mbrojtjen e saj, thanë zyrtarët.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz