back to top
Monday, October 27, 2025
BallinaLajmeKurti paralajmëron dy palë zgjedhje, një palë në dimër e një palë...

Kurti paralajmëron dy palë zgjedhje, një palë në dimër e një palë në pranverë

Të ngjajshme

Lushtaku: Egocentrizmi i Kurtit e mbylli çdo mundësi bashkëpunimi mes PDK-së dhe VV-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku,...

Çitaku: Pesë vitet e Kurtit në pushtet ishin izolim, varfërim e ikje masive të qytetarëve tanë

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër qeverisjen...

IKD: Qeveria në detyrë s’ka të drejtë të propozojë buxhet

Gzim Shala, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës...

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur sot konferencë për media ku ka folur në lidhje me rrjedhën e situatës në vend pasi dje nuk është votuar Qeveria Kurti 3.

Ai ka thënë se nga dje nuk kanë marrë ende ftesë nga presidentja por që ka thënë se do të konsultohen me të, shkruan lajmi.net.

“E dimë që për herën e dytë është në diskrecionin e saj çështja për mandatarin për formimin e Qeverisë. Në bazë të asaj që dëgjuam dje dhe rrethanave që ekzistojnë, duket që të gjithë tash po përgatiten jo vetëm për balotazhin por edhe për zgjedhjet e reja parlamentare”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se është për keqardhje që përveç balotazhit mund të kemi edhe dy palë zgjedhje.

“Ndoshta është për të ardhur keq që përveç balotazhit mund të kemi edhe dyherë tjera zgjedhje. Zgjedhje në dimër e zgjedhje në pranverë sepse kur nuk arritëm ti bëjmë 61 deputetë për një qeveri të re është vështirë e imagjinueshme që mund ti bëjmë kollaj 80 deputet. Dhe i kemi vetëm 4 muaj deri te zgjedhja e presidentes, afatet kohore po ikin me shpejtësi dhe është për keqardhje që përveç balotazhit mund të kemi edhe dy herë zgjedhje. Kemi mundur së paku këto zgjedhjet e dhjetorit t’i evitojmë e ti kemi vetëm ato në pranverë. Të presim tash, i kemi 10 ditë afat për presidenten për rrugën përpara e cila në bazë të të gjitha fakteve e shenjave është vetëm ajo e zgjedhjeve të reja”, ka shtuar Kurti. /Lajmi.net/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz