back to top
Monday, October 27, 2025
BallinaLajmeKEDS Academy hap dyert për gjeneratën e 13-të

KEDS Academy hap dyert për gjeneratën e 13-të

Të ngjajshme

Çitaku: Pesë vitet e Kurtit në pushtet ishin izolim, varfërim e ikje masive të qytetarëve tanë

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër qeverisjen...

IKD: Qeveria në detyrë s’ka të drejtë të propozojë buxhet

Gzim Shala, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës...

Manaj i reagon Muratit: E ke shkelur Kushtetutën me bllokimin e buxhetit, edhe sot po mashtron

Nënkryetari i Prishtinës, Shkëmb Manaj, i ka reaguar ashpër...

KEDS ka hapur sot zyrtarisht thirrjen për aplikime në programin e mirënjohur edukativ KEDS Academy, që këtë vit hyn në edicionin e tij të trembëdhjetë. Programi vazhdon të jetë urë lidhëse mes edukimit dhe tregut të punës, duke u ofruar të rinjve mundësi të jashtëzakonshme profesionale dhe akademike në sektorin energjetik. Aplikimi është i hapur nga data 27 Tetor 2025 deri me 14 Nëntor 2025 dhe kandidatët mund të dorëzojnë dokumentet e tyre në Zyrën Qendrore të KEDS në Boulevard Bill Clinton nr 5 në Prishtinë në katin e nëntë ose përmes adresës elektronike [email protected].

Të drejtë aplikimi kanë studentët e vitit të tretë të Universitetit të Prishtinës në drejtimet Inxhinieri Elektrike dhe Kompjuterike me fokus në Elektroenergjetikë me notë mesatare minimale 6.5 Shkenca Matematiko Natyrore në drejtimin Matematikë me notë mesatare minimale 6.5 Fakulteti Juridik në profilin Juridik i Përgjithshëm me notë mesatare minimale 7.0 si dhe Fakulteti Ekonomik në drejtimin Menaxhment me notë mesatare minimale 7.0. Të drejtë aplikimi kanë edhe nxënësit e shkollave të mesme profesionale që këtë vit janë në klasën e dymbëdhjetë përkatësisht në drejtimin Energjetikë ose Instalues Elektrik dhe me notë mesatare të paktën 3.0.

Kriteret e përgjithshme për përzgjedhje kërkojnë shkathtësi të mira në përdorimin e Teknologjisë Informative aftësi të komunikimit si dhe njohuri të gjuhës angleze e cila paraqet përparësi shtesë. Të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret hyrëse do të kenë mundësinë të hyjnë në procesin e vlerësimit profesional që përfshin test me shkrim dhe intervistë me gojë. Vetëm ata që arrijnë rezultat të mirë në fazën e testimit me shkrim do të vazhdojnë me fazën e intervistimit dhe kandidatët më të suksesshëm do të jenë pjesë e gjeneratës së re të KEDS Academy.

Programi KEDS Academy përfaqëson një mundësi të rëndësishme zhvillimi duke ofruar përfitim të ekspertizës profesionale dhe njohurive praktike që lehtësojnë inkuadrimin e të rinjve në tregun e punës menjëherë pas përfundimit të studimeve. Gjatë më shumë se një dekade ky program ka trajnuar qindra të rinj të cilët sot kontribuojnë suksesshëm në sektorin e energjisë dhe fusha të tjera të ngjashme. Për të aplikuar kandidatët mund të shkarkojnë formularin e aplikimit nga webfaqja zyrtare e KEDS https://shorturl.at/rYa4w dhe të dorëzojnë dokumentet e kërkuara brenda afatit të aplikimit.

KEDS Academy vazhdon të jetë një storje suksesi dhe një investim konkret në fuqizimin profesional të brezave të rinj në Kosovë duke u mbështetur në misionin e KEDS për të krijuar mundësi të barabarta për arsimim cilësor dhe karrierë të qëndrueshme për të rinjtë e vendit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz