back to top
Monday, October 27, 2025
BallinaLajmeMinistrja Kumbaro e uroi Aliun për postin e ri e më pas...

Ministrja Kumbaro e uroi Aliun për postin e ri e më pas e fshiu postimin

Të ngjajshme

IKD: Qeveria në detyrë s’ka të drejtë të propozojë buxhet

Gzim Shala, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës...

Manaj i reagon Muratit: E ke shkelur Kushtetutën me bllokimin e buxhetit, edhe sot po mashtron

Nënkryetari i Prishtinës, Shkëmb Manaj, i ka reaguar ashpër...

Turqia nënshkruan marrëveshje me Britaninë për blerjen e 20 avionëve luftarakë

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, e ka...

Abdixhiku i ashpër me Kurtin: S’i kupton parimet, fjalën e dhënë edhe më pak

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i...

Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro sot përmes një postimi në Facebook e ka konfirmuar se Liburn Aliu është emëruar drejtor i Portit të Durrësit.

Ajo ka thënë se ky është një lajm i bukur.

“Përherë e kemi thënë se Durrësi është porta e përbashkët drejt Adriatikut si për Shqipërinë dhe Kosovën, prandaj nuk mund të kishte zgjedhje më të mirë për ta mishëruar këtë vizion e ndjesi, se sa Liburni, një atdhetar dhe funksionar i sprovuar publik, me të cilin si ish-Ministre e Mjedisit kam pasur marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi gjatë kohës kur edhe ai drejtonte sektorët e mjedisit dhe planifikimit hapësinor si Ministër në Kosovë”, ka shkruar ajo.

Por më pas ajo ka hequr postimin nga Facebooku ku kishte uruar Liburn Aliun për emërimin në postin e drejtorit të Portit të Durrësit.

Vetëm pak minuta pas publikimit, postimi është fshirë nga profili i saj në Facebook.

Ende nuk dihen arsyet e fshirjes, ndërsa asnjë zyrtar tjetër i Qeverisë së Edi Ramës nuk ka reaguar lidhur me emërimin e Aliut.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz