back to top
Monday, October 27, 2025
BallinaLajme“Çmimet e naftës pritet të bien edhe në Kosovë”

“Çmimet e naftës pritet të bien edhe në Kosovë”

Të ngjajshme

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë treguar një tendencë stabilizimi dhe rënie gjatë këtij viti, pas periudhës së rritjes së shpejtë si pasojë e agresionit rus dhe sanksioneve ndërkombëtare.

Këtë e shpjegon edhe ekonomisti Sejdi Rexhepi

Në një intervistë për Ekonomia Online, Rexhepi deklaroi se çmimet janë reflektim i kërkesës së tregjeve ndërkombëtare dhe produkteve të saj.

“Çmimet janë reflektim i kërkesës së tregjeve ndërkombëtare dhe produkteve të saj. Në çmimin e naftës kemi të bëjmë me specifika më të veçanta që lidhen me aspektin gjeopolitik ndërkombëtar, të cilat në realitet kanë ndikuar tek ndryshimet e çmimeve gjatë tre katër viteve të fundit. Kishim një periudhë kur, si rezultat i agresionit rus dhe vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, çmimet patën një tendencë rritjeje, të cilat u reflektuan në ato çmime që ishin, por fatmirësisht përballë sanksioneve dhe reduktimit të sasisë së prodhimit të naftës nga Rusia, prodhuesit e tjerë të vendeve të tjera arritën të rrisin prodhimin për nivelin e kërkesës. Në këtë mënyrë u mbyll hendeku i kufizimeve që u vendosën,” ka deklaruar Rexhepi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz