back to top
Monday, October 27, 2025
BallinaLajmeUBT përmbyll suksesshëm edicionin e 14-të të Konferencës Ndërkombëtare – mbi 3...

UBT përmbyll suksesshëm edicionin e 14-të të Konferencës Ndërkombëtare – mbi 3 mijë pjesëmarrës nga dhjetëra vende të botës

Të ngjajshme

Publikohen 8 pikat e marrëveshjes mes LDK-së e PDK-së në Fushë Kosovë

Në Fushë-Kosovë është zyrtarizuar një koalicion i paprecedent politik...

Celina “detyroi” kundërshtarin të shënonte në portën e vet!

Skuadra e AIK-ut ka barazuar 2:2 ndaj Hackenit në...

LDK-PDK në balotazh në Fushë Kosovë, e konfirmon Besnik Osmani

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka arritur koalicion me...

Zyrtarizohet koalicioni i madh në Fushë Kosovë, LDK e PDK bashkë kundër Prebrezës të Vetëvendosjes

Në Fushë-Kosovë është zyrtarizuar një koalicion i paprecedent politik...

“Hajvanat”, Kusari: Kurti nuk ka fyer liderët, e ka pasur personale me një përfaqësues të LDK!

Mimoza Kusari, ka komentuar në emisionin “Review” zhvillimet politike...

UBT ka përmbyllur me sukses edicionin e 14-të të Konferencës Ndërkombëtare për Biznes, Teknologji dhe Inovacion, një nga ngjarjet akademike më të mëdha në rajon, e cila këtë vit mblodhi rreth 3 mijë pjesëmarrës – akademikë, studiues, ekspertë dhe studentë nga dhjetëra vende të botës.

Konferenca, e cila u zhvillua në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, në Lipjan, përfshiu mbi 24 konferenca të specializuara ndërdisiplinare, duke trajtuar tema të rëndësishme nga inovacioni teknologjik, inteligjenca artificiale, mjekësia, arkitektura, ekonomia, psikologjia, edukimi, shkencat juridike e inxhinierike, deri tek komunikimi, media dhe shëndeti publik.

Në mbyllje të konferencës, Rektori Hajrizi falënderoi të gjithë kontribuesit dhe partnerët ndërkombëtarë, duke konfirmuar se UBT do të vazhdojë ta forcojë këtë traditë shkencore.

“Ky edicion ka treguar se UBT është një motor i zhvillimit të dijes dhe inovacionit në rajon. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë Kosovën një qendër të rëndësishme akademike në Ballkan dhe më gjerë”, u shpreh Rektori Hajrizi.

Gjatë ditëve të punimeve, studiues dhe profesionistë nga Evropa, ShBA, Azia dhe rajoni i Ballkanit prezantuan punime dhe analiza kërkimore që trajtonin sfidat dhe zgjidhjet bashkëkohore në fusha të ndryshme.Konferenca shërbeu si një platformë për shkëmbimin e ideve, përvojave dhe praktikave më të mira, si dhe për krijimin e rrjeteve të reja bashkëpunimi akademik dhe profesional.

Ky edicion përfshiu një gamë të gjerë temash përmes konferencave të veçanta si:

  • Konferenca Ndërkombëtare për Inxhinieri Ndërtimore
  • Konferenca për Shkenca Mjekësore, Infermieri dhe Psikologji
  • Konferenca për Ekonomi dhe Menaxhment
  • Konferenca për Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor
  • Konferenca për Edukim, Komunikim dhe Media
  • Konferenca për Mjedis, Energjitikë dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, ndër të tjera.

Pjesëmarrësit theksuan se UBT po shndërrohet në një qendër të rëndësishme kërkimore që lidh shkencën me industrinë dhe tregun e punës, duke nxitur inovacionin përmes bashkëpunimit ndërdisiplinar.

Konferenca u mbyll me ceremoninë e ndarjes së certifikatave, ndërsa u paralajmërua se edicionet e ardhshme do të sjellin bashkëpunime të reja ndërkombëtare dhe programe kërkimore me ndikim global.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz