back to top
Sunday, October 26, 2025
BallinaSportXabi Alonso tregohet super strateg, e bllokon lojën e Barcelonës dhe fiton...

Xabi Alonso tregohet super strateg, e bllokon lojën e Barcelonës dhe fiton “El Clasicon” e parë këtë sezon

Të ngjajshme

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 2:1 ndaj Barcelonës, në ndeshjen e javës së dhjetë në La Liga.

Tri golat e këtij takimi u shënuan në pjesën e parë, shkruan Indeksonline

Fillimisht ishte Kylian Mbappe që shënoi në minutën e 22’të për t’ia dhënë epërsinë skuadrës së tij.

Në minutën e 38’të, Fermin Lopez barazoi shifrat në 1:1.

Por menjëherë pas pesë minutash, Jude Bellingham shënoi për 2:1, që ishte goli i fundit në këtë duel.

Në pjesën e dytë, dy skuadrat patën raste për gol… madje Mbappe huqi edhe penallti.

Me këtë fitore, Real Madrid shkon në kuotën e 27 pikëve në pozitën e parë, kurse Barcelona mbetet në pozitën e dytë me 22 pikë./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz