back to top
Sunday, October 26, 2025
BallinaLajmeKrasniqi tregon pse nuk u propozua për ministër, e kritikon Veton Berishën...

Krasniqi tregon pse nuk u propozua për ministër, e kritikon Veton Berishën pse nuk votoi për: Komuniteti përmes votës do të jap përgjigjen që e meriton

Të ngjajshme

“Hajvanat”, Kusari: Kurti nuk ka fyer liderët, e ka pasur personale me një përfaqësues të LDK!

Mimoza Kusari, ka komentuar në emisionin “Review” zhvillimet politike...

Tetë ndeshje pa shënuar gol, Mirlind Daku me paraqitje të dobët sot në Rusi

Skuadra e Rubin Kazanit u mposht minimalisht 1:0 ndaj...

Gashi: Rekord i zi, Kurti bëhet kryeministri i parë që rrëzohet në votim në Kuvend

Analisti politik, Astrit Gashi, për dështimin e seancës për...

Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka reaguar pasi nuk është formuar Qeveria Kurti 3. Ai këtë e ka parë si humbje për Kosovën dhe komunitetin egjiptian.

Ai ka thënë se mosvotimi i kësaj Qeverie, është zhgënjyes për të gjithë ata që kanë besuar në bashkëpunim, mbështetje dhe respekt të ndërsjellë, pasi sipas tij Qeveria Kurti 2 ka qenë një aleat i sinqertë i komuniteteve pakicë.

“Në propozimin e kabinetit qeveritar sot nuk ishte emri im, si një mundësi për të marrë edhe votën e Veton Berishës. I motivuar nga inati e ego personale, veq emrit tim, ai rrefuzoi poashtu edhe një ministër tjetër apartiak nga komuniteti egjiptian, duke insistuar vetëm në vetën e tij. Kësisoji, ai tashmë po i rikthehet stilit të tij të njohur politik, atij të pazareve dhe shantazheve që e kemi mësuar që nga viti 2014”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka thënë se është koha e fundit për të mësuar se vendi duhet të jetë para të gjithëve, komuniteti para partisë e qytetari para politikës.

“Çdo kalkulim tjetër nuk na sjell as fuqi, as dinjitet – vetëm humbje. Në zgjedhjet e reja, komuniteti përmes votës do ta jap përgjigjen që ti e meriton, njejtë siç të janë përgjigjë për mosvotimin e qeverisë Kurtin 1 me 3 shkurt 2020 dhe votës për rrëzimin e qeverisë Kurti 1 më 25 mars 2020”, ka shtuar Krasniqi për Veton Berishën. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz