back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeMustafa i sheh zgjidhje zgjedhjet e reja: Sa më shpejt, aq më...

Mustafa i sheh zgjidhje zgjedhjet e reja: Sa më shpejt, aq më mirë

Të ngjajshme

Forca e Sigurisë së Kosovës pjesëmarrëse në ushtrimin ndërkombëtar “KFOR 36”

Kontingjenti i FSK-së me kapacitete mjekësore ROL 1, që...

Gjermania drejt heqjes së ditës tetë orëshe të punës

Ministria Gjermane e Ekonomisë po promovon heqjen e ditës...

Tahiri: Gjykata rrëzon vendimin për grabitjen e pronës publike në Prishtinë

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur...

Çeku: Filmi kosovar fiton Grand Jury Prize në Sundance, arritje historike për kinematografinë

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla...

Pas dështimit të Lëvizjes Vetëvendosje për të siguruar shumicën parlamentare dhe për të formuar qeverinë e re, skenari më i mundshëm për vendin mbetet mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Qeveria e propozuar “Kurti 3” mori vetëm 56 vota pro, duke dështuar të sigurojë shumicën e nevojshme. Ky rezultat lë vendin në një situatë të paqartë politike dhe me pasiguri për funksionimin normal të institucioneve.

Lidhur me situatën, ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka deklaruar se sa më shpejt që mbahen zgjedhjet aq më mirë.

“Gjithësesi, zgjidhje janë zgjedhjet e reja. Janë qytetarët tek të cilët kalon përgjegjësia. Sa më shpejt, aq më mirë!”, deklaroi Mustafa për IndeksOnline.

Datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme janë 30 nëntori, 7 dhjetori dhe 14 dhjetori, ndërkohë që partitë nuk kanë arritur ende të formojnë një koalicion për qeverisje.

Situata tregon pasiguri institucionale dhe politike, ndërsa analistët paralajmërojnë se vonesat në formimin e qeverisë mund të ndikojnë negativisht në miratimin e buxhetit dhe funksionimin e institucioneve kryesore të vendit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz