back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajme122 vota diferenca mes Pecit dhe Tahirit

122 vota diferenca mes Pecit dhe Tahirit

Të ngjajshme

Java e 18-të e Superligës së basketbollit, sot dy përballje interesante

Superliga e Basketbollit të Kosovës sot nis xhiron e...

AUV heq nga tregu edhe dy produkte Aptamil për foshnja

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka njoftuar se është...

Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në Ibër-Lepenc

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha,...

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit për kryetar të Mitrovicës së Jugut, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Faton Peci, ka dalë me pakicë votash përpara kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, konfirmoi sot se dy kandidatët do të përballen në balotazh, transmeton lajmi.net.

Sipas të dhënave zyrtare:

Faton Peci ka marrë 15,830 vota (47,94%)
Arian Tahiri ka marrë 15,708 vota (47,57%)

Pjesëmarrje më të vogël patën edhe dy kandidatë të tjerë:

Gëzim Plakolli, 3,71%
Qazim Nimani, 0,77%

Me vetëm 122 vota diferencë, balotazhi pritet të vendosë se cili nga dy kandidatët do të udhëheqë komunën e Mitrovicës së Jugut në raundin e dytë të zgjedhjeve./lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz