back to top
Saturday, October 25, 2025
BallinaSportFantastike | Jon Kuka mposht xhudistin serb për medalje të bronztë në...

Fantastike | Jon Kuka mposht xhudistin serb për medalje të bronztë në Kupën Evropiane

Të ngjajshme

Jon Kuka e ka fituar medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për kadetë në xhudo, në Kranska Gora të Sllovenisë.

Jon Kuka e ka fituar medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për kadetë në xhudo, në Kranska Gora të Sllovenisë.

Kuka garoi të shtunën në kategorinë deri 55 kilogramë, ndërsa për medalje të bronztë e mposhti xhudistin serb, Lazar Bogdanoviq.

Joni është djali i kryemjeshtrit të xhudos, Driton Kuka.

Ai nisi me fitore ndaj gjermanit Moritz Schubert. Më pas e mposhti edhe Djamil Kurbanovin që e përfaqëson Austrinë.

Në luftën e tretë, xhudisti i talentuar pejan humbi nga Celil Uyar i Holandës.

Në repesazh, Jon Kuka fitoi ndaj Yuval Fuchs të Izraelit, Yanis Semadi të Francës dhe në fund ndaj Bogdanoviqit.

Në kategorinë deri 55 kilogramë garuan 27 xhudistë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz