Futbollisti shqiptar, Cristian Shpendi ka shënuar gol për Cesenan në ndeshjen e javës së nëntë ndaj Sudtirolit në Serie B.
Skuadra e Cesanas fitoi minimalisht 0:1 me golin e vetëm të shënuar nga lojtari shqiptar, shkruan Indeksonline
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë s’kishte shënuar gol qysh nga muaji gusht i këtij viti.
Ky ishte goli i tretë për Shpendin gjatë këtij sezoni në nëntë ndeshje./Indeksonline/