back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeLouvre transferon disa nga xhevahiret më të çmuara në Bankën e Francës...

Louvre transferon disa nga xhevahiret më të çmuara në Bankën e Francës pas grabitjes spektakolare

Të ngjajshme

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP (Video)

Limi ka zbuluar arsyet se pse ka ndërprerë rrugëtimin...

Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për dy aktivitete...

Liverpooli më në fund fiton në Premierligë, e mposht bindshëm Newcastlen

Liverpooli ka arritur fitoren e parë në Premierligë për...

Limi lë shtëpinë më të madhe në vend (VIDEO)

Banori i Big Brother VIP Kosova, Limi, ka lënë...

Muzeu i Luvrit ka transferuar disa nga xhevahiret e tij më të çmuara në Bankën e Francës, pasi një grabitje e guximshme gjatë ditës javën e kaluar nxori në pah dobësitë në sigurinë e muzeut të famshëm, raporton Reuters.

Sipas raportimeve, transferimi i sendeve të vlefshme nga galeria Apollo, ku ruhen xhevahiret e kurorës franceze, është kryer të premten nën masa të rrepta sigurie dhe në shoqërim të policisë sekrete, transmeton lajmi.net.

Banka e Francës, e cila ruan rezervat e arit të vendit në një kasafortë të madhe 27 metra nën tokë, ndodhet vetëm 500 metra larg Luvrit, në bregun e djathtë të lumit Sena. As muzeu dhe as banka nuk kanë dhënë ende ndonjë koment për ngjarjen.

Grabitësit vodhën tetë vepra arti me vlerë rreth 102 milionë dollarë nga koleksioni i Luvrit më 19 tetor, duke hyrë me forcë në muze gjatë orarit të hapjes përmes një dritareje në katin e sipërm, të cilën e thyen duke përdorur një vinç. Pas grabitjes, ata u larguan me motoçikleta.

Ngjarja ka bërë jehonë në të gjithë botën dhe ka shkaktuar debat në Francë për mangësitë në masat e sigurisë në një nga institucionet më të rëndësishme kulturore të vendit./lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz