BallinaShowBizBebe Rexha në qendër të vëmendjes, do të këndojë himnin amerikan në...

Bebe Rexha në qendër të vëmendjes, do të këndojë himnin amerikan në finalen e bejsbollit në Toronto

Të ngjajshme

​E akuzuara për spiunazh edhe sot deklarohet e pafajshme

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur shqyrtimi gjyqësor...

Fillon mbledhja e Qeverisë, në shqyrtim projektligji për kontrollin e çmimeve

Tashmë ka filluar mbledhja e Qeverisë së Republikës së...

Vështirësi në qarkullim në pikën kufitare Pejë–Kullë për shkak të borës

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pika...

Mbyllet afati, 140 zyrtarë nuk e deklarojnë pasurinë – APK paralajmëron 30% gjobë nga paga

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka bërë të ditur...

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, do të interpretojë himnin kombëtar të Shteteve të Bashkuara në finalen e dytë të Serisë Botërore të MLB 2025, një nga ngjarjet sportive më të mëdha të vitit në SHBA.

Në postimet e saj të fundit në Instagram, Bebe është shfaqur e emocionuar për pjesëmarrjen, duke ndarë me ndjekësit përgatitjet dhe entuziazmin për këtë moment të rëndësishëm. Ajo ka treguar mbështetje për dy skuadrat finaliste Los Angeles Dodgers dhe Toronto Blue Jays duke i uruar fat për përballjen e madhe.

Në këtë ceremoni madhështore, përveç Bebe Rexhës, do të marrin pjesë edhe artistë të njohur ndërkombëtarë si Pharrell Williams dhe Alessia Cara, e cila do të këndojë himnin kombëtar të Kanadasë.

Për Bebe Rexhën, kjo është një mundësi e veçantë për të qenë pjesë e një eventi historik, duke treguar edhe një herë lidhjen e saj të fortë me MLB dhe dashurinë për sportin në përgjithësi.

Ndërkohë, ajo vazhdon të shënojë sukses pas suksesi në industrinë muzikore. Sipas raportimeve të fundit nga InMusicBlog, Bebe dhe Dua Lipa janë ndër artistet shqiptare me më shumë këngë që kanë kaluar një miliard dëgjime në Spotify katër dhe dymbëdhjetë këngë respektivisht.

Ne urojmë suksese të tjera për Bebe-n!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz