back to top
Saturday, October 25, 2025
BallinaLajmeOsmani në Berlin: Kosova, partner strategjik i Bashkimit Evropian

Osmani në Berlin: Kosova, partner strategjik i Bashkimit Evropian

Të ngjajshme

Balotazh në Fushë Kosovë: Valon Prebeza (VV) përballet me Besnik Osmanin (LDK)

Në Komunën e Fushë Kosovës, gara për kryetar do...

E konfirmon KQZ – Gjilani shkon në balotazh: Alban Hyseni (VV) përballet me Arbër Ismajlin (LDK)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare...

Ndërron jetë analisti dhe publicisti i njohur nga Shkupi, Agim Jonuz

Me dhimbje është pritur lajmi për ndarjen nga jeta...

Prokuroria interviston Armend Zemajn si të dyshuar për incidentin me qytetarin

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në sesionin e liderëve të Berlin Global Dialogue, ka theksuar rëndësinë e rolit të Kosovës brenda Bashkimit Evropian.

Ajo nënvizoi se pranisë së Kosovës në familjen evropiane i bashkohet një partner që nga përvoja e parë e kupton rrezikun që paraqesin forcat e dëmshme dhe që është i gatshëm të kontribuojë në mbrojtjen e vlerave demokratike.

Osmani theksoi gjithashtu se integrimi i Ballkanit Perëndimor duhet të bazohet në merita.

“Integrimi mbi bazë merite i Ballkanit Perëndimor nuk është një proces bamirësie, por një zgjedhje strategjike për të gjithë Evropën,” deklaroi Presidentja.

Ajo theksoi se Kosova sjell inovacion, energji dhe talent të rinj që i nevojiten Evropës për të mbetur konkurruese dhe kohezive.

“Qëndresa dhe përkushtimi i vendit ndaj parimeve, përballë ndërhyrjeve të dëmshme, kontribuon në ndërtimin e një mburoje sigurie për tërë kontinentin,” shtoi Osmani.

Presidentja kujtoi edhe ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, duke theksuar se “nuk ishte vetëm fuqia ajo që kishte rëndësi, por parimi pas saj, ai që shpëtoi jetë njerëzish”.

Osmani u ndal edhe te qëndrimi i Kosovës ndaj agresionit rus në Ukrainë, duke theksuar se vendi qëndron krah për krah me Ukrainën, kontribuon në misionet e NATO-s jashtë vendit dhe ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, duke e cilësuar këtë si “një detyrë të përditshme për një vend të lindur nga lufta”.

“Vlerat për ne nuk janë luks, ato janë pasuri strategjike që e mbajnë gjallë një komb kur gjithçka tjetër është e pasigurt,” u shpreh ajo.

Në fund, Osmani theksoi se Kosova investon në demokraci dhe në kontribut global, përfshirë fuqizimin e grave dhe të rinjve përmes agjendës ‘Gratë, Paqja dhe Siguria’.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz