back to top
Saturday, October 25, 2025
BallinaLajmeLimaj: Dyshoj se Kuvendi është i konstituuar, vijmë në një situatë ku...

Limaj: Dyshoj se Kuvendi është i konstituuar, vijmë në një situatë ku çdo gjë tjetër është jokushtetuese

Të ngjajshme

Të paktën dy të vrarë në Kiev pas sulmeve ajrore ruse

Të paktën dy persona u vranë dhe disa të...

Atentati kundër Trumpit, Rama: Zoti e shpëtoi që ai ta shpëtojë Evropën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në sesionin e liderëve...

Kosova nën dënimin që nuk mbaron

Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës po zgjasin...

Kurti nuk e flet asnjë fjalë se a i ka numrat për formimin e Qeverisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar...

Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti për emërimin e tij si nënkryetar të Kuvendit dhe çështjen e “gjetjes së ditës”.

Limaj ka theksuar se si jurist dhe njohës i çështjeve kushtetuese, por edhe si pjesëmarrës në ndërtimin e kornizës kushtetuese të shtetit, ai ka dilema serioze lidhur me përbërjen aktuale të Kuvendit.

“Dilema kryesore e imja, si jurist dhe njohës i çështjeve kushtetuese, është se ‘dyshoj’ që Kuvendi i Kosovës është i konstituar”, ka deklaruar Limaj.

Sipas tij, nëse vërtetohet se ka pasur shkelje kushtetuese gjatë procesit, atëherë gjithë veprimet pasuese e humbin legjitimitetin.

“Në qoftë se do të vijë një konstatim dhe të thuhet se ka pasur shkelje kushtetuese dhe se Kuvendi nuk është konstituar, atëherë vijmë në një situatë ku çdo gjë tjetër është jokushtetuese – edhe afatet, edhe ditët, edhe çdo gjë tjetër bëhet e parëndësishme”, ka shtuar ai në RTV Dukagjini.

Limaj gjithashtu ka komentuar edhe qëndrimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila, sipas tij, nuk e ka dhënë masën e pezullimit, por ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.

“Gjykata Kushtetuese nuk e dha masën e pezullimit; është vendim i saj, ata e dinë mirë arsyen pse. Ama, përderisa nuk ka vendim përfundimtar, kjo çështje mbetet pezull. A kemi konstituim të Kuvendit dhe a e ka shkelur dikush Kushtetutën?”, ka përfunduar Limaj duke shtuar se tashmë në Kuvend ka edhe shkelje individuale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz