BallinaLajmeKomandanti i KFOR-it takohet me Maqedoncin, diskutojnë sigurinë dhe bashkëpunimin në Kosovë

Komandanti i KFOR-it takohet me Maqedoncin, diskutojnë sigurinë dhe bashkëpunimin në Kosovë

Të ngjajshme

Austri: Qiratë e ndërtesave të vjetra mund të rriten në prill

Vlerat e reja referuese të qirasë hyjnë në fuqi...

Rritet çmimi i biletave Kosovë-Austri

Pas rritjes së çmimit të derivateve, specifikisht të naftës,...

Kurti kujton dëshmorin Asllan Fazliu në 27-vjetorin e rënies

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar sot dëshmorin...

Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Özkan Ulutaş, është takuar sot me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në Prishtinë.

Gjatë takimit, ata shkëmbyen pikëpamje mbi situatën e sigurisë dhe bashkëpunimin ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve të sigurisë së Kosovës. Gjeneralmajor Ulutaş theksoi përkushtimin e KFOR-it për mbështetjen e sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe në rajon.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, me qëllim të garantimit të një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes në çdo kohë.

Ky mision bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), në rolet e tyre si institucione përgjegjëse për sigurinë./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz