back to top
Saturday, October 25, 2025
BallinaLajmeRubio: SHBA po shqyrton vendosjen e forcave ndërkombëtare në Gaza

Rubio: SHBA po shqyrton vendosjen e forcave ndërkombëtare në Gaza

Të ngjajshme

Gjini për Kurtin: I pandershëm, jo fisnik e as burrështetas

Kandidati për kryetar të Gjakovës nga radhët e Alenacës...

Heshtje në ”San Siro”, Pisa barazon rezultatin ndaj Milanit (VIDEO)

Pisa ka arritur të barazoj rezultatin ndaj Milanit. Ishte Juan...

“Lumiri më pyeti a mundemi me fitu”, Tahiri flet për koalicionin me LVV-në në Vushtrri

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga LDK-ja, Xhafer Tahiri...

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mënyra për dislokimin e forcave ndërkombëtare në Gaza, ndoshta nën një mandat të Kombeve të Bashkuara, tha sot Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

“Disa nga këto vende nuk mund të marrin pjesë nëse nuk kanë mandat nga OKB-ja”, u tha Rubio gazetarëve në qendrën e koordinimit SHBA-Izrael për Gazën, në qytetin Kiryat Gat, në jug të Izraelit.

“Kështu që ndoshta do të ketë një rezolutë të OKB-së, kjo është një rrugë. Mund të kemi edhe një marrëveshje ndërkombëtare. Po punojmë për këtë. Do të gjejmë formulën e duhur për ta bërë. Ndoshta nëpërmjet OKB-së”, shtoi ai.

Rubio paralajmëroi gjithashtu për projektligjet izraelite që synojnë aneksimin e Bregut Perëndimor të pushtuar, duke thënë se një hap i tillë “është kërcënim për procesin e paqes”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz