BallinaLajmeMPB nis fushatë informuese për qytetarët dhe të huajt për Ligjin e...

MPB nis fushatë informuese për qytetarët dhe të huajt për Ligjin e Automjeteve dhe Ligjin për të Huajt

Të ngjajshme

​A e ka nisur fushatën zgjedhore? Përgjigjet Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka mohuar se ka nisur fushatën...

Vedat Muriqi për FIFA-n: Kam arritur deri këtu duke ëndërruar shumë!

Sulmuesi 32-vjeçar, Vedat Muriqi, shikon përpara drejt gjysmëfinales së...

Dy fëmijë u braktisën brenda një muaji në Kosovë

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave...

Gjatë shkurtit në Kosovë u braktisën dy fëmijë

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat...

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nga data 1 nëntor 2025 deri më 15 janar 2026, do të zhvillojë një fushatë të intensifikuar informuese për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe për shtetasit e huaj me qëndrim të përkohshëm apo të përhershëm në vend.

Sipas MPB-së, kjo fushatë do të përfshijë takime me qytetarë, tryeza diskutimi me organizata të shoqërisë civile, aktivitete informuese në terren, si dhe përmes mediave lokale dhe qendrore dhe kanaleve zyrtare të komunikimit. Qëllimi është adresimi i pyetjeve dhe paqartësive që lidhen me zbatimin e Ligjit për Automjete dhe Ligjit për të Huajt, transmeton lajmi.net.

Fokusi kryesor i fushatës do të jetë informimi i qytetarëve për kushtet e pjesëmarrjes në trafik në Kosovë, veçanërisht për automjetet e regjistruara në vende të tjera, si dhe çështjet që lidhen me hyrjen, qëndrimin dhe punësimin e shtetasve të huaj.

Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, thekson përkushtimin e saj për transparencë dhe bashkëpunim të hapur me qytetarët, për të siguruar zbatimin e ligjeve dhe përmbushjen e obligimeve ligjore.

Për informacione të mëtejshme, qytetarët ftohen të ndjekin njoftimet zyrtare në faqet e internetit të MPB-së dhe Policisë së Kosovës./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz