back to top
Saturday, October 25, 2025
BallinaLajmeKQZ: Fushata zgjedhore për balotazhin nga 3 deri më 9 nëntor

KQZ: Fushata zgjedhore për balotazhin nga 3 deri më 9 nëntor

Të ngjajshme

Gjini për Kurtin: I pandershëm, jo fisnik e as burrështetas

Kandidati për kryetar të Gjakovës nga radhët e Alenacës...

Heshtje në ”San Siro”, Pisa barazon rezultatin ndaj Milanit (VIDEO)

Pisa ka arritur të barazoj rezultatin ndaj Milanit. Ishte Juan...

“Lumiri më pyeti a mundemi me fitu”, Tahiri flet për koalicionin me LVV-në në Vushtrri

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga LDK-ja, Xhafer Tahiri...

Komisioni Qendror i zgjedhjeve në mbledhjen e sotme mori vendim për caktimin e afateve dhe miratoi planin e aktiviteteve për organizimin e raundit të dytë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave, i cili do të mbahet më 9 nëntor 2025.

KQZ-ja ka njoftuar se fushata zgjedhore për komunat që shkojnë në balotazh do të fillojë më 3 nëntor dhe do të përfundojë në orën 06:59 më 9 nëntor, ditën kur mbahet rundi i dytë.

Po sipas vendimit të KQZ-së, nga 26 tetori deri më 29 nëntor, është planifikuar që të bëhet dërgimi i fletëvotimeve për votuesit jashtë Kosovës, të cilët janë regjistruar gjatë raundit të parë dhe që i takojnë komunave ku do të mbahet raundi i dytë.

Ndërkaq, votimi përmes postës do të fillojë më 27 tetor dhe do të përfundojë më 8 nëntor 2025.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz