back to top
Friday, October 24, 2025
BallinaSportKosova në Slloveni: “Dardanët” bëjnë thirrje tifozëve besnikë për udhëtim dhe bileta

Kosova në Slloveni: “Dardanët” bëjnë thirrje tifozëve besnikë për udhëtim dhe bileta

Të ngjajshme

Kim Kardashian diagnostikohet me aneurizëm në tru

Kim Kardashian është diagnostikuar me një aneurizëm në tru....

​Policia shqipton 1355 gjoba për një javë në Pejë

Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë gjatë kësaj jave ka...

Në Kroaci po futet shërbimi i detyrueshëm ushtarak, parlamenti voton pro

Parlamenti kroat sot, me 84 vota pro, 30 abstenime...

Tifogrupi zyrtar i Kombëtares së Kosovës, “Dardanët”, ka bërë të ditur se do të udhëtojë më i motivuar dhe më me besim se kurrë për ndeshjen kundër Sllovenisë, e cila do të zhvillohet më 15 nëntor në Lubjanë.

Në një njoftim për tifozët, grupi ka bërë të ditur se prioritet për biletat do të kenë ata që kanë qenë prezent në ndeshjet e mëparshme si mysafirë, si shenjë respekti për përkushtimin dhe pasionin e tyre në mbështetje të Kosovës kudo në Evropë. Pas tyre, mundësi për biletë do të kenë anëtarët e tjerë të grupit për biletat e mbetura, transmeton lajmi.net.

“Për respekt të mundit, pasionit dhe sakrificave që kanë treguar për ta përkrahur Kosovën, pavarësisht rezultateve, mundësia e parë për t’u pajisur me biletë është e drejtë t’u takojë atyre,” thuhet në njoftim.

Të gjithë të interesuarit që i përmbushin kriteret janë të ftuar të paraqiten në fanclub-in e “Dardanëve” në kryeqytet për koordinimin e udhëtimit, i cili shpresohet të jetë triumfal, historik dhe i paharruar.

Më shumë detaje dhe përditësime për udhëtimin do të bëhen të ditura së shpejti./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz