BallinaLajmeSpiropali falënderon Izraelin për njohjen e Kosovës

Spiropali falënderon Izraelin për njohjen e Kosovës

Të ngjajshme

Vinicius në dyshim, shqetësim i madh në Madrid

Real Madrid përballet me një seri ndeshjesh shumë të...

Pamje apokalipsi në Prishtinë, shembet rruga

Një rrugë është shembur në Prishtinë, përkatësisht në rrugën...

Ekspozita për masakrat, OVL-UÇK të proteston të hënën para Kuvendit

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të...

Mbi 1 mijë 400 zyrtarë nuk e kanë deklaruar ende pasurinë, edhe tri ditë afat

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) bën të ditur...

Kosova intensifikon përgatitjet për finalen ndaj Turqisë, fokus i veçantë te taktika

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot seancën e radhës...

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka falënderuar Shtetin e Izraelit për njohjen e Kosovës.

Këto komente, Spiropali i bëri gjatë vizitës së saj zyrtare që po i bën shtetit izraelit, ku u prit në takim nga homologu i saj, Gideon Sa’ar.

Pasi e falënderoi atë për njohjen e Kosovës, Ministrja shtoi: “Shpresojmë t’i shohim të dy vendet duke thelluar marrëdhëniet mes tyre”.

Spiropali u ndal edhe te marrëveshja e paqes dhe plani i Presidentit Amerikan që i hap rrugën një kapitulli të ri të sigurisë, paqes e stabilitetit në rajon.

“Të udhëhequr nga i njëjti angazhim për paqen, ne besojmë fuqimisht se plani 20-pikësh i paqes, i Presidentit Donald Trump ka potencialin për të sjellë stabilitet të qëndrueshëm dhe për të nxitur bashkëjetesën paqësore midis izraelitëve dhe palestinezëve. Le të shënojë ky moment një kapitull të ri – jo vetëm për Izraelin, por për të gjithë rajonin”, tha Spiropali.

Ajo rikujtoi edhe atë që e quan trashëgimi morale dhe historike të popullit shqiptar, shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Të udhëhequr nga kodi ynë i përjetshëm i ndershmërisë, Besa, premtimi për të mbrojtur ata në nevojë, ne strehuam çdo familje hebraike që gjeti strehë midis nesh! Shqipëria u bë vendi i vetëm në Evropë ku popullsia hebraike u rrit gjatë Holokaustit. Kjo nuk është vetëm histori, është një trashëgimi e njerëzimit që jeton brenda nesh edhe sot. Ne e nderojmë dhe e ruajmë ende këtë trashëgimi”, deklaroi kryediplomatja shqiptare.

Për ministren e Jashtme, marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Izraelit po shtrihet dhe thellohet në disa fusha si inovacioni, shëndetësia, arsimi, turizmi dhe bujqësia.

“Jemi krenarë që mësojmë nga përsosmëria e Izraelit në teknologji dhe shkencë. Jam krenare të paraqes potencialin në rritje të Shqipërisë, e pozicionuar midis Evropës dhe Mesdheut”, tha Spiropali.

Të dy Ministrat e Jashtëm nënshkruan një memorandum bashkëpunimi me fokus diplomacinë publike dhe trajnimin e diplomatëve të rinj.

Spiropali u prit gjithashtu nga Kryetari i Kuvendit të Izraelit, Amir Ohana, me të cilin rikonfirmoi mbështetjen ndaj proceseve që rrisin stabilitetin në rajon.

“Le të vazhdojmë të ndërtojmë më shumë ura, më shumë partneritete dhe më shumë mundësi për të rinjtë tanë, novatorët tanë, artistët tanë, sipërmarrësit tanë dhe popujt tanë”, tha Spiropali.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz