BallinaLajmeProstitucion në Tiranë, arrestohet një i ri dhe dy vajzat kolumbiane që...

Prostitucion në Tiranë, arrestohet një i ri dhe dy vajzat kolumbiane që shfrytëzonte

Të ngjajshme

Mbi 2 mijë pacientë në pritje për stentim në QKUK

Mbi 2 mijë pacientë janë në pritje për stentim...

Hajnat vjedhin stoli ari në një banesë në Prishtinë

Ditën e shtunë, persona të panjohur me forcë kanë...

Kosova zhvillon edhe stërvitjen e dytë në “Fadil Vokrri”

Përndryshe, Kosova do ta zhvillojë edhe një stërvitje ditën...

Policia e Tiranës ka goditur një rast të shfrytëzimit të prostitucionit dhe ka arrestuar 3 persona.

“Identifikohet dhe arrestohet një 22-vjeçar që shfrytëzonte 4 shtetase kolumbiane, për prostitucion. Vihen në pranga 2 nga këto shtetase, pasi kishin përshtatur apartamentin ku banonin bashkë me 2 shtetaset e tjera kolumbiane, në Rrugën e Barrikadave, për ushtrimin e prostitucionit. Procedohen penalisht 2 shtetaset e tjera që ushtronin prostitucion”, lexohet në njoftimin e policisë, shkruan A2.

Të arrestuarit janë shtetasit K. P., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”; -J. O., 20 vjeçe, dhe L. C., 27 vjeçe, shtetase kolumbiane, për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Prostitucioni”.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi K. P. shfrytëzonte për prostitucion 4 shtetaset kolumbiane. 2 prej tyre, shtetaset J. O. dhe L. C., kishin marrë me qira një apartament në Rrugën e Barrikadave për të banuar bashkë me 2 shtetaset e tjera, dhe e kishin përshtatur atë, për ushtrimin e prostitucionit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz