back to top
Friday, October 24, 2025
BallinaSportDënohet me 10 vite burg një nga tifozët e Bashkimit që u...

Dënohet me 10 vite burg një nga tifozët e Bashkimit që u ndalua në Mal Të Zi

Të ngjajshme

Kim Kardashian diagnostikohet me aneurizëm në tru

Kim Kardashian është diagnostikuar me një aneurizëm në tru....

​Policia shqipton 1355 gjoba për një javë në Pejë

Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë gjatë kësaj jave ka...

Në Kroaci po futet shërbimi i detyrueshëm ushtarak, parlamenti voton pro

Parlamenti kroat sot, me 84 vota pro, 30 abstenime...

Një pjesëtar i tifo-grupit “Arpagjikët” është dënuar me 10 ditë burgim dhe dëbim për një vit nga Mali i Zi, pasi ka pranuar fajësinë për mbishkrimet UÇK në disa shtëpi në qytetin malazez, Igalo.

Ai ishte ndaluar sot nga policia malazeze, pasi kishte vendosur mbishkrime UÇK në disa shtëpi.

Përpos tij, policia kishte ndaluar edhe anëtarët tjerë të grupit, mirëpo ai thuhet se ka marrë përsipër fajin.

Sipas mediave malazeze, i dënuari është Edison Shehu, 22-vjeçar.

“I pandehuri pranoi kryerjen e veprës penale dhe theksoi se mbishkrimi ‘ARPZ’ i referohet grupit të tifozëve të cilit i përket, ndërsa emri ‘UÇK’ i referohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe se mbishkrimi ‘UÇK’ nuk është në kontekstin e grupit të tij të tifozëve”, raporton Vijesti.

Tifozët e klubit të basketbollit Bashkimi, “Arpagjikët” kishin udhëtuar drejt Malit të Zi për ta përkrahur klubin e tyre të zemrës.

Ata u ndaluan nga policia malazeze natën e 23 tetorit, pasi dyshoheshin se kishin vendosur mbishkrime UÇK në disa shtëpi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz