back to top
Friday, October 24, 2025
BallinaSportBashkimi reagon pasi tifozët e tyre u ndaluan nga policia malazeze, kërkon...

Bashkimi reagon pasi tifozët e tyre u ndaluan nga policia malazeze, kërkon ndihmë nga Ambasada e Kosovës në Mal të Zi për lirimin e tyre

Të ngjajshme

Në Kroaci po futet shërbimi i detyrueshëm ushtarak, parlamenti voton pro

Parlamenti kroat sot, me 84 vota pro, 30 abstenime...

E pranon Bulliqi: Nuk i kemi numrat e mjaftushëm për formimin e Qeverisë

Kryetari i zgjedhur i Podujevës nga LVV-ja, Shpejtim Bulliqi,...

Zelensky te mbreti Charles, para takimit me liderët evropianë

Mbreti Charles i Britanisë së Madhe ka pritur në...

E fundit- Seanca për kabinetin e ri qeveritar mbahet të dielën

Këtë të diele në Kuvendin e Kosovës do të...

Granit Xhaka lider, më i miri në Premier League për këtë arsye…!

Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka është duke...

Klubi Basketbollistik Bashkimi ka reaguar pasi tifozët e tyre janë ndaluar nga policia malazeze, pasi kishin mbuluar një grafit me mbishkrimin “Delijasha” duke vendosur mbi të “UÇK”.

Në reagimin e tyre thuhet se ”Arpagjikt” nuk kanë kryer asnjë krim dhe po mbahen padrejtësiht, shkruan IndeksOnline.

Bashkimi ka kërkuar nga ambasada e Republikës së Kosovës në Mal të Zi për reagim dhe mbrojtje të tifo grupit Arpagjikët si qytetarë të Kosovës.

”Është e papranueshme që Arpagjikët të ndalohen në Mal të Zi vetëm për një grafit të shkruar UÇK. Ata nuk kanë kryer asnjë krim, e megjithatë po mbahen padrejtësisht.

Solidariteti me ta është i pakushtëzuar!

I bëjmë thirrje organeve përgjegjëse dhe veçanërisht ambasadës së Republikës së Kosovës në Mal të Zi për reagim dhe mbrojtje të tifo grupit Arpagjikët si qytetarë të Kosovës dhe të kujdesen që djemtë tanë të lirohen, të mos mbahen padrejtësisht, dhe të vazhdojnë rrugën për Kosovë!”, thuhet në reagimin e Bashkimit./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz