Reshjet e borës nuk do ta zënë në befasi Komunën e Lipjanit.
Kjo komunë tashmë ka shpallur tender për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit dimëror, raporton IndeksOnline.
Sipas njoftimit zyrtar, fitues i tenderit është shpallur Grupi i Operatorëve Ekonomik “N.N. Shkëmbi” dhe “Valdrini” sh.p.k., të cilët kanë ofruar çmimin më të ulët në garë.
Vlera e përgjithshme e kontratës është 29,696.00 euro, ndërsa kohëzgjatja e marrëveshjes kornizë është përcaktuar në 24 muaj.

Kjo kontratë përfshin pastrimin e borës, shpërndarjen e kripës dhe masat tjera për të siguruar qarkullimin e lirë dhe të sigurt në rrugët komunale gjatë periudhës së dimrit. /IndeksOnline/
