BallinaLajmeKrasniqi për garën në Mitrovicë të Jugut: “Pas Bedriut, vjen Ariani”

Krasniqi për garën në Mitrovicë të Jugut: “Pas Bedriut, vjen Ariani”

Të ngjajshme

Jashari nga protesta: Brenda qeverisë ka ministra që janë anti-UÇK

Xhavit Jashari nga OVL –UÇK ka thënë se po...

Rafineria gjigante e Nigerisë dështon përballë çmimeve rekord të benzinës

Çmimet e karburanteve në Nigeri, një vend prodhues i...

Eskalon protesta, protestuesit kalojnë me forcë policinë

Protesta e organizuar nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar kontributin e Bedri Hamzës në zhvillimin e Mitrovicës dhe rolin e tij si mentor i brezit të ri të liderëve brenda PDK-së.

Krasniqi theksoi se një nga frytet e këtij mentorimi është Arian Tahiri, i cili ka bashkëpunuar ngushtë me Hamzën gjatë katër viteve të fundit në qeverisjen lokale, transmeton lajmi.net.

“Ndër shumë punë të mira që ka bërë për vendin, Bedri Hamza ka mentoruar dhe frymëzuar një brez të ri liderësh brenda PDK-së. Arian Tahiri është shembulli i fundit i këtij vizioni, me të cilin Bedriu ka ndarë qeverisjen në Mitrovicë gjatë katër viteve të fundit,” tha Krasniqi.

Ai shtoi se puna e mirë në qytet nuk do të ndalet dhe Mitrovicasit mund të jenë të qetë për të ardhmen: “Zhvillimi i qytetit do të vazhdojë me të njëjtin përkushtim, energji dhe vizion përpara.”

Krasniqi përfundoi mesazhin me një shprehje që synon të tregojë vazhdimësinë e lidershipit: “Sepse pas Bedriut, vjen Ariani!” Ky postim nënvizon përpjekjet e PDK-së për të ruajtur stabilitetin dhe progresin në Mitrovicë edhe në mandatin e ardhshëm./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz