back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaBotëNjë tjetër grabitje në muze të Francës, vjedhin 2,000 monedha ari dhe...

Një tjetër grabitje në muze të Francës, vjedhin 2,000 monedha ari dhe argjendi

Të ngjajshme

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

Vetëm pak orë pas grabitjes spektakolare në Muzeun e Luvrit në Paris, një tjetër muze në Francë është bërë shënjestër e hajdutëve.

Sipas raportimeve të BBC, rreth 2,000 monedha ari dhe argjendi, me vlerë të përafërt 90,000 euro, janë vjedhur nga Muzeu “Maison des Lumières Denis Diderot” në Landres.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur të dielën, ndërsa punëtorët e muzeut e zbuluan vjedhjen të martën, kur panë një arkë të thyer dhe ngritën menjëherë alarmin.

Autoritetet franceze kanë nisur hetimet, ndërsa kjo konsiderohet vjedhja e fundit në një seri grabitjesh që kanë goditur institucionet kulturore në vend muajt e fundit.

Vetëm disa orë më herët, një bandë prej katër personash kishte depërtuar me forcë në Muzeun e Luvrit në Paris, duke marrë me vete tetë bizhuteri të çmuara – përfshirë një gjerdan diamanti dhe smeraldi, dhuratë e Perandorit Napoleon për bashkëshorten e tij.

Vlera e bizhuterive të grabitura në Luvër arrin rreth 90 milionë euro, duke e bërë këtë një nga vjedhjet më të mëdha në historinë e muzeve evropiane./Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz