back to top
Thursday, October 23, 2025
BallinaLajmeDeputetja e PDK-së Salihu: Nuk ka asnjë bashkëpunim apo marrëveshje midis PDK-së...

Deputetja e PDK-së Salihu: Nuk ka asnjë bashkëpunim apo marrëveshje midis PDK-së dhe LVV-së

Të ngjajshme

Deputetja e PDK-së, Arbnore Salihu, në një intervistë për RTV21 i është kundërpërgjigjur akuzave të kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, i cili ditë më parë tha se partitë e ish-opozitës nuk kanë vullnet për formimin e Qeverisë. Deputetja Salihu, tha se Kurti e ka obligim që si i mandatuar të krijojë shumicën parlamentare. Por, sipas saj, shumica parlamentare nuk mund të arrihet pa pasur një marrëveshje politike.

‘’Ne e dimë që sipas Kushtetutës e drejta i takon partisë së parë që ta propozojë kandidatin për kryeministër dhe ta formojë Qeverinë. Obligimi i vërtetë është që kandidati i propozuar ta gjejë shumicën në Kuvend, sepse pa shumicë nuk mund të formohet Qeveria. Nëse Albin Kurti nuk mund ta gjejë shumicën në Kuvend prej 61 votash, atëherë ai nuk mund të fajësojë partitë e tjera për bllokim, sepse faji është tek Albin Kurit. Ai duhet ta mësojë njëherë e mirë se cila është dhe çka është demokracia parlamentare. Qeveria nuk formohet pa arritë marrëveshje politike dhe pa e pasur shumicën në Kuvend. Albin Kurti siç duket është mësuar të viktimizohet dhe me i fajësu të tjerët. Kurti ka ardhë në pushtet duke u viktimizuar dhe besoj se do të përshendetet me pushtetin në këtë formë”.

Deputetja Salihu ka mohuar zërat se mund të ketë një bashkëpunim për krijimin e Qeverisë së re midis PDK-së dhe LVV-së.

‘’PDK-ja nga fillimi ka qenë shumë e qartë në qëndrimin e saj. Edhe kandidati ynë për kryeministër, Bedri Hamza, menjëherë pas shpalljes së rezultateve e ka bërë qëndrimin tonë të qartë se nuk ka asnjë bashkëpunim dhe marrëveshje midis PDK-së dhe LVV-së. Këto nuk qëndrojnë, dhe dua të kthehet prapë tek ajo që thash, qëndrimi jonë ka qenë i qartë prej fillimit dhe vazhdon të mbetet i njëjtë. Mbetetët të shihet, por nuk besoj se do të ketë Qeveri të dielën’’, tha Salihu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz