back to top
Thursday, October 23, 2025
BallinaLajmeBasha në shënimin e Ditës Kombëtare të Hungarisë: Do të vazhdojmë të...

Basha në shënimin e Ditës Kombëtare të Hungarisë: Do të vazhdojmë të punojmë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona

Të ngjajshme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka marrë pjesë në ceremoninë e mbrëmshme të organizuar nga Ambasada hungareze për shënimin e Ditës Kombëtare të Hungarisë.

Ai ka thënë se ka shprehur mirënjohje për miqësinë dhe mbështetjen e palëkundur që Hungaria i ka dhënë Kosovës ndër vite, shkruan lajmi.net.

“Nga njohja e Pavarësisë sonë,  tek mbështetja në arenën ndërkombëtare, e deri te programi Stipendium Hungaricum përmes të cilit mbi 100 studentë tanë janë ndihmuar drejtpërdrejt të hapin horizontet e botës akademike në tërë botën, Hungaria e ka dëshmuar se është shtet mik i vërtetë dhe partner i qëndrueshëm i vendit tonë. Në fjalën time, vlerësova guximin dhe qëndresën e popullit hungarez për liri, që ashtu si e kaluara e popullit tonë, mbetet frymëzim për brezat e ardhshëm”, ka shkruar Basha.

Ai ka thënë se do të vazhdojnë të punojnë me përkushtim për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz