back to top
Thursday, October 23, 2025
BallinaLajmeRusia paralajmëron pasoja, nëse BE-ja konfiskon asetet

Rusia paralajmëron pasoja, nëse BE-ja konfiskon asetet

Të ngjajshme

Çdo veprim nga BE-ja për të konfiskuar asetet ruse në llogaritë e Euroclear do të rezultojë në një “përgjigje të dhimbshme” nga Rusia, tha të enjten zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, sipas The Guardian.

“BE-ja nuk ka asnjë mënyrë ligjore për të sekuestruar asetet ruse, kështu që konfiskimi i tyre do të ishte ‘vjedhje’”, tha Zakharova.

Një propozim i Komisionit Evropian për të përdorur asetet ruse të ngrira në Evropë për të ofruar një “kredi riparimi” prej 140 miliardë eurosh për Ukrainën do të diskutohet të enjten.

Sipas planit, BE-ja do të përdorte bilancet e parave nga titujt e ngrirë të bankës qendrore ruse për t’i dhënë mbështetje Kievit, që do të mbulojë pjesën më të madhe të nevojave të tij financiare për vitet 2026 dhe 2027.

Por çfarë mendojnë vendet brenda bllokut 27-anëtarësh?

Kryeministri belg, Bart De Wever, ka thënë se do të ishte kundër masës deri sa të siguronte garanci mbi përdorimin e aseteve të immobilizuara ruse.

De Wever, vendi i të cilit është shtëpia e mbajtësit kryesor të aseteve Euroclear, tha se ende nuk sheh bazën ligjore për një vendim të tillë, duke shtuar se asetet e immobilizuara nuk ishin prekur as gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha të enjten: “I ndaj shqetësimet e kryeministrit belg, por jam i sigurt se do të bëjmë një hap përpara”.

Kryeministri finlandez, Petteri Orpo, tha: “Kemi një zgjidhje mbi tryezë që është ligjërisht e qëndrueshme dhe merr parasysh shqetësimet e Belgjikës”.

Kryeministri suedez, Ulf Kristersson, tha: “Nuk do të shpall fitore derisa të kemi përfunduar, por shoh një mbështetje shumë të gjerë për përdorimin e aseteve ruse të ngrira”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz