back to top
Thursday, October 23, 2025
BallinaLajmeDamka: Do ta kemi postin e zëvëndëskryeministrit në Qeverinë ‘’Kurti 3’’

Damka: Do ta kemi postin e zëvëndëskryeministrit në Qeverinë ‘’Kurti 3’’

Të ngjajshme

Deputeti, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike Turke, Fikrim Damka, ka konfirmuar për rtv21 se dy deputetët e këtij komuniteti do të votojnë për Qeverinë Kurti 3.

Deputeti Damka ka treguar se ka pasur një takim me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti, i cili ia ka premtuar se në këmbim të votave do t’ia ofrojë postin e zëvëndëskryeministrit, nëse do të formohet Qeveria e re të dielën.

‘’Pas zgjedhjeve parlamentare e kemi pasur një takim me zotni  Kurtin për krijimin e Qeverisë Kurti 3 dhe kemi rën dakort që të krijojmë Qeverinë. Nuk besoj se gjatë kësaj kohe ka ndryshuar diçka. Në qoftëse do të vjen të dielën të votohet Qeveria Kurti 3 ne si dy deputetë të komuntetit turk do të votojmë dhe sa më shpejtë të krijohet Qeveria sepse jemi shumë vonë. Nuk kemi kushte, jemi pjesë e koalicionit në Kurtin 2 kemi marrë pjesë si ministër dhe besoj se do të vazhdojë edhe në Qeverinë Kurti 3. Do të kemi postin e zëvëndëskryeministrit në Qeverinë Kurti 3, ashtu kemi rënë dakort”, tha Damka.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz