KFOR ka njoftuar për takimin e Komandantit të KFOR-it, Gjeneral Major Ozkan Ulutuas me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn dhe Shefin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Gjeneral Lejtnant Arben Kingjin.
KFOR ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal, shkruan lajmi.net.
“Gjeneral Major Ulutaş riafirmoi angazhimin e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për të mbështetur dialogun e lehtësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtines. Ai gjithashtu përshëndeti kontributet e gjata të Shqipërisë në KFOR dhe profesionalizmin e shfaqur nga personeli shqiptar në mbështetje të aktiviteteve të përditshme të misionit”, thuhet në njoftimin e KFOR-t.
KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Sundimit të Ligjit të Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë. /Lajmi.net/