back to top
Thursday, October 23, 2025
BallinaLajmeDanimarka ia kërkon Kosovës Asociacionin… dhe Serbisë të mos e pengojë në...

Danimarka ia kërkon Kosovës Asociacionin… dhe Serbisë të mos e pengojë në organizata ndërkombëtare

Të ngjajshme

Thyhet rekordi i golave të javës në Champions

Të marten dhe të mërkuren janë zhvilluar ndeshjet e...

Në shtator eksporti mbuloi importin me vetëm 14,1%

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të...

Një tjetër grabitje në muze të Francës, vjedhin 2,000 monedha ari dhe argjendi

Vetëm pak orë pas grabitjes spektakolare në Muzeun e...

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, përfaqësuesi i Danimarkës ka kërkuar që të dyja palët, Kosova dhe Serbia, të tregojnë angazhim më të madh në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, duke theksuar se ka ardhur koha për hapa konkretë.

“Ne u bëjmë thirrje si Serbisë, ashtu edhe Kosovës që të rrisin angazhimin e tyre ndaj dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Siç e ka thënë shumë qartë Përfaqësuesi special i sapoemëruar për dialogun, Z. Peter Sørensen, “Është koha për të ecur përpara”, deklaroi përfaqësuesi danez, transmeton Klankosova.tv.

Ai ka theksuar se sipas këtyre marrëveshjeve, Kosova duhet të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, ndërsa Serbia duhet të përmbahet nga kundërshtimi i anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Sipas këtyre marrëveshjeve, Kosova duhet të krijojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Dhe Serbia duhet të përmbahet nga kundërshtimi i anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Normalizimi i marrëdhënieve është në interes të të gjithë popujve të Kosovës dhe Serbisë. Do të ishte në dobi të paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në rajon”, u shpreh ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz