back to top
Thursday, October 23, 2025
BallinaBotëSuedia ndihmon ushtarakisht Ukrainën, nënshkruhet marrëveshja

Suedia ndihmon ushtarakisht Ukrainën, nënshkruhet marrëveshja

Të ngjajshme

Thyhet rekordi i golave të javës në Champions

Të marten dhe të mërkuren janë zhvilluar ndeshjet e...

Në shtator eksporti mbuloi importin me vetëm 14,1%

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të...

Një tjetër grabitje në muze të Francës, vjedhin 2,000 monedha ari dhe argjendi

Vetëm pak orë pas grabitjes spektakolare në Muzeun e...

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se kontrata e bashkëpunimit në zhvillimin e aftësive ajrore midis Ukrainës dhe Suedisë u nënshkrua sot dhe do të hapë rrugën për transferimin e rreth 100 aeroplanëve luftarakë “Gripen”.

Zelensky e tha këtë gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin suedez Ulf Kristersson në fabrikën e “Saab”-it, ku u zhvillua nënshkrimi, raporton Ukrinform.

“Sot, siç e përmendi kryeministri, kemi filluar procesin që Ukraina të marrë aeroplanë Gripen. Presim që kontrata e ardhshme do të na lejojë të marrim të paktën 100 prej këtyre”, ka thënë Zelensky.

“E kuptojmë qartë se ky është një proces [i gjatë] dhe e kuptojmë qartë bazën financiare të nevojshme për të zbatuar këtë kontratë të rëndësishme. E diskutuam këtë me kryeministrin dhe me udhëheqjen e “Saab”-it. Jam mirënjohës ndaj Suedisë për gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar në këtë”, ka shtuar më tej Zelensky.

Siç ishte thënë më herët, Suedia dhe Ukraina më 22 tetor nënshkruan një letër qëllimi për një kontratë të ardhshme për blerjen e deri në 150 aeroplanëve luftarakë modernë “Gripen E” për të forcuar Forcën Ajrore Ukrainase.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz