Një rast i kultivimit të bimëve narkotike është zbuluar nga Policia e Kosovës në qytetin e Podujevës, transmeton IndeksOnline.
Sipas raportit zyrtar, në rrugën “Afrim Zhitija”, më datë 15 tetor 2025, rreth orës 17:00, njësitet policore kanë kryer një bastisje në shtëpinë e një të dyshuari mashkull kosovar.
Gjatë kontrollit, në ambientet e shtëpisë janë gjetur dhe konfiskuar 58 bimë kanabisi, të cilat ishin të mbjella në vazo.
I dyshuari është arrestuar menjëherë dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Hetimet për këtë rast po vazhdojnë nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Themelore për zbardhjen e plotë të rrethanave./IndeksOnline/