Një incident ka ndodhur të mërkurën në Kaçanik, ku ka shpërthyer një bombolë gazi.
Sipas informacioneve që ka siguruar Indeksonline, si pasojë e shpërthimit një person ka mbetur i lënduar. Bëhet fjalë për pronarin e kësaj kompanie.
Policia ka bërë të ditur se një person është lënduar ku aktualisht ndodhet në QKUK në Prishinë për tretman mjekësorë,
Sipas njoftimit, vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 200 mijë euro.
“Kaçanik 22.10.2025 – 11:30. Raportohet se si pasojë e një shpërthimi të një rezervuari të oksigjenit, në një ndërmarrje private, lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar, i cili është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 200 000 euro”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/