back to top
Thursday, October 23, 2025
BallinaLajmeMurati kritikon opozitën për bllokadën e Planit të Rritjes së BE-së

Murati kritikon opozitën për bllokadën e Planit të Rritjes së BE-së

Të ngjajshme

Në rigjykim, dy ish-zyrtarët e MI-së lirohen nga akuza për korrupsion

Gjykata Themelore në Prishtinë, në rigjykim ka shpallur aktgjykim...

Çmimet e naftës rriten për mbi 5%

Raportohet se çmimet e naftës janë rritur për mbi...

Deputetja e PDK-së Salihu: Nuk ka asnjë bashkëpunim apo marrëveshje midis PDK-së dhe LVV-së

Deputetja e PDK-së, Arbnore Salihu, në një intervistë për...

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka kritikuar opozitën, sipas tij, për bllokadën e financimeve ndërkombëtare për Kosovën.

Murati tha se opozita për muaj të tërë ka refuzuar të ratifikojë marrëveshjen prej 90 milionë eurosh me Bankën Botërore, një kredi me kamatë 0%, ndërkohë që tani po ankohen pse Kosova ende nuk po përfiton nga Plani i Rritjes së Bashkimit Evropian, financim i cili është kredi me kamatë 3 – 4%.

“Vonesa e përfitimit nga Plani i Rritjes vjen si pasojë e bllokadës që opozita ia bëri Kuvendit, duke pamundësuar ratifikimin e tij,” theksoi Murati.

Ministri ka theksuar se realizimi i këtyre fondeve është i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit dhe për realizimin e projekteve prioritare për qytetarët.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz