back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmeBislimi pret Sorensenin: Kërkohet zbatim urgjent i marrëveshjes së Ohrit dhe heqja...

Bislimi pret Sorensenin: Kërkohet zbatim urgjent i marrëveshjes së Ohrit dhe heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës

Të ngjajshme

Rozana Radi befason me deklaratën e saj: Do ta kisha kënaqësi të jetoja me…

Këngëtarja e njohur Rozana Radi ka bërë një deklaratë...

Merz, Kosovës dhe Serbisë: Intensifikoni dialogun për normalizim, e keni mbështetjen time

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, u ka bërë thirrje Kosovës...

Lladrovci mbledh partinë: Drenasi dëshmoi edhe një herë se është zemra e Kosovës

Kryetari i rizgjedhur i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci,...

Starmer në Procesin e Berlinit: Ballkani Perëndimor, vendi ku testohet siguria e Evropës

Kryeministri britanik, Keir Starmer, gjatë samitit të Procesit të...

Tragjedi në Kanada: Shqiptarja 29-vjeçare vritet nga bashkëshorti, autori ekzekutohet nga policia

Një 29-vjeçare shqiptare është qëlluar për vdekje me armë...

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka ardhur në Kosovë për vizitë ku u prit nga zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, në një takim pune.

“Së bashku diskutuan rreth rrugës përpara drejt zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit”, tha Zyra e Kryeministrit në njoftimin për këtë takim.

Bislimi i tha Sorensenit gjithashtu se “duhet të trajtohet me urgjencë dhe vëmendjen e merituar çështja e personave të zhdukur me dhunë, në mënyrë që të fillohet edhe me punën e Komisionit të Përbashkët, gjersa e kemi një marrëveshje të dakorduar nga dhjetori i vitit të kaluar”.

“Gjithashtu me urgjencë duhet të trajtohet problemi i bllokimit të shpërndarjes së mjeteve për fermerët në Luginën e Preshevës, që është bllokuar nga Serbia dhe e cila refuzoi edhe në takimin e fundit në Bruksel të muajit të kaluar, që ta trajtojë këtë çështje”,  tha Bislimi.

Ai foli edhe rreth “dëmeve që Serbia po ia shkakton Kosovës vit pas viti me bllokimin e linjave të interkoneksionit, i cili po e rrit koston e transmisionit për energjinë jo vetëm në Kosovë, por edhe për rajonin”.

Bislimi shprehu edhe rëndësinë dhe domosdoshmërinë që “sa më parë të ndodhë” heqja e plotë e masave të Bashkimit Europian ndaj Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz