back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmeDogana ndalon dhjetëra raste kontrabande gjatë muajit tetor

Dogana ndalon dhjetëra raste kontrabande gjatë muajit tetor

Të ngjajshme

Aksident i rëndë trafiku në mes të tri veturave në rrugën Drenas–Komoran

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Bali Muharremaj: Po ju flas hapur, koha të ecim përpara

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka falënderuar...

Kingji takon Ulutashin: Theksova angazhimin e palëkundur të Shqipërisë në NATO

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura,...

Helmimi i nxënësve në shkollën afër Pejës, reagon drejtori

Dhjetëra nxënës të shkollës fillore “7 Shtatori”, në Vitomiricë...

Gjatë muajit tetor, Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar një numër të konsiderueshëm të rasteve të kundërvajtjeve doganore, si rezultat i kontrolleve të zhvilluara në pikat kufitare dhe në territorin e brendshëm të vendit.

Në këto operacione janë zbuluar mallra të padeklaruara, të fshehura apo të shoqëruara me dokumentacion të pasaktë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore.

Sipas njoftimit të Doganës në Facebook, rastet përfshijnë mallra nga kategori të ndryshme si, produkte tekstili e veshje të dyshuara si të falsifikuara, produkte farmaceutike, kozmetike dhe mjete estetike pa dokumentacion, pajisje elektronike e mjete pune të padeklaruara, produkte ushqimore, suplemente, bombola gazi dhe mish i përpunuar në sasi të mëdha, mjete monetare mbi kufirin ligjor, lëndë narkotike, duhan dhe municion për armë të ndryshme.

“Vlera e përgjithshme e mallrave të ndaluara arrin shuma të larta, ndërsa ndaj personave të përfshirë janë iniciuar procedurat përkatëse administrative.

Dogana e Kosovës riafirmon përkushtimin për mbrojtjen e tregut dhe shëndetit të qytetarëve, si dhe për luftimin e kontrabandës dhe tregtisë së paligjshme.

Ftojmë të gjithë qytetarët dhe bizneset të bashkëpunojnë dhe të respektojnë rregullat doganore për të siguruar një ambient të drejtë dhe të ligjshëm tregtar”, shkroi Dogana.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz