back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmePolicia jep detaje rreth helmimit të disa nxënësve në Pejë

Policia jep detaje rreth helmimit të disa nxënësve në Pejë

Të ngjajshme

Gjenden dallimet në efektet e ndryshme që krijojnë antidepresantët

Efektet anësore të antidepresantëve të ndryshëm janë rankuar për...

Hakerët rrezik për pacientët: Regjistrohet vdekja e parë për shkak të një sulmi kibernetik

Autoritetet britanike kanë regjistruar një rast vdekjeje që besohet...

Mijëra vota të pavlefshme në Maqedoninë e Veriut

Procesi zgjedhor i fundit në Maqedoninë e Veriut ka...

Shkrimtari Bashota sjell për lexuesit romanin “Rikthimi i Servantesit në Ulqin”

Poeti, studiuesi dhe prozatori Sali Bashota vjen para lexuesit...

Më herët, IndeksOnline raportoi se dhjetëra nxënës të shkollës “7 Shtatori” janë helmuar si pasojë e ushqimit të marrë nga një furrë e bukës, në Vitomiricë të Pejës.

Disa prej tyre madje kanë marrë edhe tretman mjekësor, shkruan IndeksOnline.

Rasti ndërkohë është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha për IndeksOnline se mbrëmë është njoftuar policia rreth rastit që ka ngjarë të hënën rreth orës 10 të mëngjesit.

“Sipas informacioneve të deritanishme që kemi, drejtoria e shkollës është njoftuar rreth orës 10 të mëngjesit se disa nxënës kanë shqetësime shëndetësore. Disa prej nxënësve janë bartur me autoambulancë për në QMF-në aty afër dhe kanë marrë tretman mjekësor, e më pas janë liruar në shtëpi. Me urdhër të prokurorit është ftuar për intervistim drejtori i shkollës, i cili e ka dhënë deklaratën e tij. Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse” tha Gashi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz