back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaBotëZelensky udhëton drejt Suedisë, për të përforcuar mbrojtjen e Ukrainës

Zelensky udhëton drejt Suedisë, për të përforcuar mbrojtjen e Ukrainës

Të ngjajshme

Me kë do të bëjë AAK koalicion në Prishtinë, Ramën apo Çekun- flet Bekë Berisha

Deputeti i AAK-së dhe kandidati për kryetar të Prishtinës,...

Londra sanksionoi kontrabandues kosovarë me migrantë ilegalë, reagon Prokuroria Speciale

Mbretëria e Bashkuar ka publikuar sot një dokument, përmes të cilit...

Shpifje dhe propagandë kundër Arian Tahirit, Prokuroria dhe Policia nisin hetimet

Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve Kibernetike, ka...

Publikohet kënga shumë e pritur nga Ledri Vula – “6ex AM”

Reperi i njohur dhe i shumëpëlqyer nga publiku, Ledri...

Fotografia familjare nga Samiti i Procesit të Berlinit në Londër

Është publikuar fotoja familjare nga Samiti i Procesit të...

Të paktën dy persona kanë vdekur në Kiev dhe 13 të tjerë janë plagosur në Zaporizhia pas sulmeve ruse në Ukrainë mbrëmjen e djeshme, thanë autoritetet lokale.

Shpërthime u raportuan gjithashtu në Dniepër dhe në qytetin portual të Izmail.

Moska nisi një sulm ajror në shkallë të gjerë kundër Ukrainës mbrëmë, me shpërthime që tronditën Kievin dhe qytete të tjera në të gjithë vendin.

Sulmet erdhën menjëherë pasi Ukraina nisi raketat Storm Shadow kundër Rusisë.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Kievit sulmi goditi uzinën kimike të Bryansk, e cila prodhon komponentë kryesorë për raketat ruse.

Banorët e Kievit dëgjuan shpërthime në qytet rreth orës 1:10 të mëngjesit sipas kohës lokale, menjëherë pasi Forcat Ajrore lëshuan një paralajmërim për raketa.

Disa shpërthime të tjera ndodhën afërsisht 30 minuta më vonë. Shpërthime u raportuan gjithashtu në Dnipro, Zaporizhzhia dhe qytetin portual të Izmail.

Ndërkohë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të udhëtojë sot për në Suedi dhe të dy vendet do të bëjnë një njoftim mbi eksportet e mbrojtjes, tha qeveria në Stokholm në një deklaratë këtë mëngjes.

Zelensky dhe kryeministri suedez Ulf Kristersson do të takohen në qytetin Linkoping, selinë e grupit të mbrojtjes Saab, i cili prodhon avionin luftarak Gripen.

“Pas takimit, Kristersson dhe Zelensky do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp për të bërë një njoftim mbi eksportet e mbrojtjes”, tha Stokholmi. 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz