back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmeGërvalla: Serbia kreu agresion të drejtpërdrejtë ndaj Kosovës në Banjskë

Gërvalla: Serbia kreu agresion të drejtpërdrejtë ndaj Kosovës në Banjskë

Të ngjajshme

Asistimi i vitit bëhet në Champions League, nga një portier (Pamje)

Një gjë e pazakontë ka ndodhur sot në Champions. Jo...

Numërohen votat me kusht në Prishtinë, ky është rezultati

Ka përfunduar numërimi i votave me kusht në Prishtinë. Kandidati...

Rexhepi: Kurti nuk ishte kundër krijimit të një komune me shumicë boshnjake

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi, ka zbuluar detaje...

Luftanija më e madhe në botë arrin në detin kroat

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Gerald R. Ford, e njohur si...

Në fjalën e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, theksoi se Serbia ka dëshmuar se është e gatshme për luftë dhe se regjimi i Vuçiqit mund të ndalet vetëm përmes parandalimit, jo bindjes.

Ajo rikujtoi se në shtator të vitit 2023, Serbia kreu një sulm të nivelit ushtarak kundër Kosovës, duke dërguar paramilitarë të trajnuar në bazat e saj ushtarake dhe të pajisur me armatim të sofistikuar, me qëllim që të shkëpuste me forcë territorin verior të Republikës së Kosovës.

“Komandanti i atij sulmi ishte dora e djathtë e Vuçiqit për Kosovën, i cili sot trajtohet si ‘mysafir nderi’ në Beograd. Kjo është mosndëshkim për agresion dhe për vrasje,” tha ministrja Gërvalla.

Ajo përmendi edhe rastin e arrestimit të ish-zyrtarit policor Arbnor Spahiu nga autoritetet serbe, duke e quajtur atë një akt hakmarrjeje ndaj atyre që mbrojtën Republikën e Kosovës nga sulmi në Banjskë, ndërsa Spahiu ndodhej jashtë vendit në kohën e sulmit.

“Nëse nuk ka pasoja për veprime të tilla, Serbia do të përshkallëzojë më tej agresionin. Sepse ky regjim nuk ka frikë nga fjalët, por vetëm nga veprimi,” theksoi ministrja Gërvalla, duke kërkuar edhe lirimin e ish-zyrtarit policor Arbnor Spahiu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz