back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmeRrahje e krisma armësh në Podujevë, dërgohen në stacion katër persona

Rrahje e krisma armësh në Podujevë, dërgohen në stacion katër persona

Të ngjajshme

Asistimi i vitit bëhet në Champions League, nga një portier (Pamje)

Një gjë e pazakontë ka ndodhur sot në Champions. Jo...

Numërohen votat me kusht në Prishtinë, ky është rezultati

Ka përfunduar numërimi i votave me kusht në Prishtinë. Kandidati...

Rexhepi: Kurti nuk ishte kundër krijimit të një komune me shumicë boshnjake

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi, ka zbuluar detaje...

Luftanija më e madhe në botë arrin në detin kroat

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Gerald R. Ford, e njohur si...

Një person ka mbetur i lënduar nga rrahja e cila ka ndodhur sot në Podujevë.  Këtë e ka konfirmuar  për “Indeksonline” zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se si pasojë e rrahjes nga një mjet i fortë- shkop është lënduar një person, i cili është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor .

Ndërkaq në stacion policor janë shoqëruar katër persona, prej tyre një dëshmitar dhe  tre persona të dyshuar.

“Sot rreth orës 14:30 është pranuar informata për një rrahje  dhe shkrepje të armës në Podujevë. Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes nga një mjet i fortë (shkop) është lënduar një person i cili është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor . Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor katër persona, prej tyre  1 dëshmitar dhe  tre persona të dyshuar të cilët ishin të përfshirë në rast. Aktualisht policia po  vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz