back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmeAndin Hoti shpalos detaje për gërmimet në varrezat e Hajvalisë

Andin Hoti shpalos detaje për gërmimet në varrezat e Hajvalisë

Të ngjajshme

Asistimi i vitit bëhet në Champions League, nga një portier (Pamje)

Një gjë e pazakontë ka ndodhur sot në Champions. Jo...

Numërohen votat me kusht në Prishtinë, ky është rezultati

Ka përfunduar numërimi i votave me kusht në Prishtinë. Kandidati...

Rexhepi: Kurti nuk ishte kundër krijimit të një komune me shumicë boshnjake

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi, ka zbuluar detaje...

Luftanija më e madhe në botë arrin në detin kroat

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Gerald R. Ford, e njohur si...

Andin Hoti nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur tha se nga gërmimet që janë kryer sot në varrezat e lagjes Hajvali të Prishtinës, janë gjetur eshtrat e katër personave të zhdukur.

Hoti tha se eshtrat e katër të zhdukurve nuk është konfirmuar ende nëse i përkasin kohës së luftës së fundit në Kosovë, më 1998-1999.

“Ne, vetëm brenda këtij viti i kemi hulumtuar 24 lokacione në territorin e Republikës së Kosovës. Nga 24 lokacione, kemi arritur me gjetë mbetje mortore në 12 lokacione, nga të cilat potencialisht mund të jenë mbetje të të zhdukurve gjatë luftës së fundit”, tha fillimisht ai.

“Deri në këtë moment, në këtë lokacion kemi arritur t’i gjejmë – prapë po them nuk janë patjetër persona të zhdukur gjatë luftës – mbetjet mortore të së paku katër personave”, tha Hoti.

Ai kërkoi nga mediat që të kenë kujdes në raportimin për çështjet e gërmimeve për personat e zhdukur.

“Një lloj shqetësimi që e kam ngritur disa herë, sot në mëngjes pas këtij raportimi që ka ndodhur në këtë lokacion dy familjarë më kanë thirur të shqetësuar tejmase duke më pyetur ‘a është prindi im, a është familjari im’. Këto raportime në media shpeshherë po ngritin shqetësime shumë të rënda te familjarët”, u shpreh Hoti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz