back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaLajmeAbdixhiku: Jemi partia e parë në vend me vota nga diaspora

Abdixhiku: Jemi partia e parë në vend me vota nga diaspora

Të ngjajshme

Kim Kardashian feston sot ditëlindjen, ja sa vite mbushi

Kim Kardashian po feston sot ditëlindjen Kim ka mbushur plotë...

Apple ia sheh hajrin! iPhone 17 rritë aksionet e kompanisë

Aksionet e Apple u rritën në një nivel rekord...

Rama: Shqipëria gati të hyjë në BE edhe pa të drejtë vetoje

Shqipëria pret që brenda pak kohësh të hapë të...

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka falënderuar mërgatën pas rezultateve të numërimit të votave jashtë vendit, ka partia e tij ka dalë më e votuara në zgjedhjet lokale.

Abdixhiku ka theksuar se LDK ka marrë 30.25% të votave nga jashtë, duke e cilësuar këtë si rezultatin më të mirë lokal të partisë që nga shpallja e pavarësisë.

Njoftimi i tij i plotë:

JU FALEMINDERIT MËRGATË!

Ju kujtohet zhurma e madhe para disa muajve rreth mbështetjes për LDK-në nga mërgata? Ja ku jemi sërish, tetë muaj pas, mërgata foli prapë dhe foli qartë!

LDK del e para me votat nga jashtë!

Plot 30,25%, nga gati 30 mijë votues nga jashtë i kanë dhënë mbështetje LDK-së; duke rikonfirmuar edhe një herë se puna e vazhdueshme e lidhja e drejtë që kemi mbysin secilën zhurmë.

Të 8,093 votuesve tanë, ju themi faleminderit! Ky është rezultati me i mirë lokal që LDK merr nga mërgata që mga shpallja e pavarësisë.

Jemi krenar.

Jemi mirënjohës.

Ky rezultat është dëshmi e besimit të madh që mërgimtarët tanë kanë ndaj vlerave, vizionit dhe politikës sonë të përgjegjshme. Ěshtë tregues se besimi mbytë zhurmën, ideali e zhbën propagandën, e Lidhja i qëndron kohës.

Le të vazhdojmë!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz