back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaLajmeMinistria komenton fotografinë ku shihet i moshuari duke ngjitur shkallët: Pensionistët që...

Ministria komenton fotografinë ku shihet i moshuari duke ngjitur shkallët: Pensionistët që nuk mund të lajmërohen fizikisht, vizitohen nga ekipet mobile në shtëpi

Të ngjajshme

BE-ja kundër lëshimit të territorit ukrainas

Presidenti i Ukrainës dhe udhëheqësit evropianë akuzuan sot presidentin...

Zhduket Jashar Jashari në Velani, Shoqata për Kërkim-Shpëtim fillon kërkimet

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka filluar kërkimet për...

Ndahen Ana dhe Kevini? Modelja na prezanton të ‘dashurin’ e ri

Ana dhe Kevini, dyshja e BBVK, janë njëri nga...

Dështon takimi Trump-Putin

Sipas të gjitha gjasave, takimi i paralajmëruar Trump-Putin, i...

Rukiqi për Kurtin: Sinonim i krijimit të toksicitetit dhe polarizimit në politikë

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqit ka reaguar...

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar opinionin publik se që nga gushti i vitit 2023, është duke zbatuar projektin për lajmërimin në shtëpi të pensionistëve, përmes ekipeve mobile që vizitojnë pensionistët në adresat e tyre të banimit.

Ky reagimi i Ministrisë vjen pas publikimit të një fotografie ku shihet një i moshuar duke ngjitur shkallët i ndihmuar nga disa persona., raporton lajmi.net

Ky shërbim është i dedikuar për pensionistët që për shkak të arsyeve shëndetësore apo për faktin se janë mbi moshën 80-vjeçare, nuk kanë mundësi të paraqiten fizikisht në zyrat e pensioneve për t’u lajmëruar çdo gjashtë muaj, siç kërkohet me procedurë të rregullt.

Ministria sqaron se kërkesat për vizita në shtëpi mund të bëhen përmes telefonit apo emailit, nga vetë pensionisti apo edhe nga ndonjë familjar, duke ofruar të dhënat e sakta dhe arsyet e kërkesës.

Ekipet mobile punojnë 7 ditë në javë, duke synuar mbulimin në kohë të të gjitha kërkesave në të gjitha rajonet e Kosovës. Më poshtë janë të dhënat kontaktuese për secilën komunë:

📍 Prishtinë
📧 [email protected]
| ☎️ 038 213 268

📍 Pejë
📧 [email protected]
| ☎️ 039 431 217

📍 Gjakovë
📧 [email protected]
| ☎️ 039 326 999

📍 Gjilan
📧 [email protected]
| ☎️ 028 324 555

📍 Ferizaj
📧 [email protected]
| ☎️ 0290 320 403

📍 Mitrovicë
📧 [email protected]
| ☎️ 028 533 010./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz