Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, asambleistja Kadrije Lika Troni ka dalë përsëri si kandidatja më e votuar nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Kaçanikut, duke përsëritur suksesin e saj edhe nga zgjedhjet e vitit 2021.
Ky rezultat i theksuar konfirmon jo vetëm konsistencën e saj politike, por edhe përkrahjen e fuqishme nga qytetarët, të cilët e vlerësojnë punën, përkushtimin dhe seriozitetin që ajo ka treguar në Kuvendin Komunal gjatë mandatit të kaluar.
“Kadrije Lika Troni dëshmoi se nuk ka kuotë gjinore, por ka vlerë, përkushtim dhe besueshmëri”, shprehen qytetarë të shumtë që i dhanë mbështetjen në dy palë zgjedhje radhazi.

Ajo konsiderohet si një ndër figurat më të spikatura të Lëvizjes Vetëvendosje në nivel lokal, e njohur për qasjen e saj bashkëpunuese, konstruktive dhe për zërin e saj të fortë në mbrojtje të interesit publik.
Kadrije Lika Troni është gjithashtu gruaja më e votuar në Komunën e Kaçanikut, një fakt që thekson rolin e saj të rëndësishëm në jetën politike të komunës dhe besimin që gëzon tek qytetarët.