back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaBotëKapen mbi 60 kilogramë drogë në Rinas, në arrestohen dy kinezë

Kapen mbi 60 kilogramë drogë në Rinas, në arrestohen dy kinezë

Të ngjajshme

BE-ja kundër lëshimit të territorit ukrainas

Presidenti i Ukrainës dhe udhëheqësit evropianë akuzuan sot presidentin...

Zhduket Jashar Jashari në Velani, Shoqata për Kërkim-Shpëtim fillon kërkimet

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka filluar kërkimet për...

Ndahen Ana dhe Kevini? Modelja na prezanton të ‘dashurin’ e ri

Ana dhe Kevini, dyshja e BBVK, janë njëri nga...

Dështon takimi Trump-Putin

Sipas të gjitha gjasave, takimi i paralajmëruar Trump-Putin, i...

Rukiqi për Kurtin: Sinonim i krijimit të toksicitetit dhe polarizimit në politikë

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqit ka reaguar...

61 kilogramë drogë e llojit kanabis sativa janë kapur sot në Rinas, në kuadër të operacionit policor të koduar “Quality”. Gjatë këtij operacioni janë arrestuar dy shtetas kinezë, Y. G, 37 vjeç dhe Ch. J. 48 vjeç, nën dyshimin që trafikuan lëndën narkotike nga Bangkoku, e që qëllim kishin shitjen në Shqipëri.

“Këta shtetas u kapën në flagrancë, në hyrje në Rinas, me 4 valixhe me rreth 61 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, që dyshohet se e kanë trafikuar nga Bangkoku, me qëllim shitjen në Shqipëri. Sasi e kanabisit u sekuestrua me cilësinë e provës materiale”, njofton Policia e Shtetit në Shqipëri.

Derisa kanë publikuar edhe pamje nga operacionit, policia shqiptare thonë se “Goditet një rast i trafikimit të kanabisit me përqindje të lartë THC nga Tajlanda në Shqipëri. Sekuestrohen 61 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në 120 pako.  Kapen në Rinas, nga Policia Kufitare, dhe vihen në pranga 2 shtetasit kinezë që trafikuan lëndën narkotike, nga Bangkoku, me qëllim shitjen në Shqipëri.    Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Policia e Tiranës, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, për shitje në Shqipëri,  është goditur  një tjetër rast i kësaj veprimtarie kriminale”.

Bazuar në informacionet e siguruara nga Njësia e Informacionit për Pasagjerin,  Policia Kufitare Rinas, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve në DVP Tiranë dhe me Drejtorinë e Hetimit Doganor, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Quality”.

Vijojnë hetime të thelluara për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz