back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaLajmePolicia serbe bastis shtëpinë në Tërnoc të ish-ushtarit të UÇPMB-së

Policia serbe bastis shtëpinë në Tërnoc të ish-ushtarit të UÇPMB-së

Të ngjajshme

Britania e Madhe në OKB sfidon Serbinë: Dorëzoni Milan Radoiçiqin

Britania e Madhe u ka bërë thirrje shteteve anëtare...

Erblina Tahiraj – femra më e votuar nga AAK-ja në Prishtinë

Erblina Tahiraj është kandidatja që mori më së shumti...

Pretenduan se kanë kontroll, tre persona grabitin autobusin në Gjermani

Tre persona ndaluan një autobus në Bavari dhe më...

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit si dhe kandidati për asamblist nga radhët e AAK-së, Naim Ramizi, ka bërë të ditur se shtëpia e tij ishte cak i bastisjes nga policia serbe.

Ramizi tha se bastisja është thjeshtë spektakël i tyre tash e 20 vjet dhe këtë e konsideron si presion nga serbët.

Derisa, theksoi se gjatë bastisjes nga shtëpia e tij nuk kanë marrë asgjë.

“Po ka pasur, prej 20 viteve jam në kërkim. Nuk ka pasur paralajmërim është thjeshtë spektakël i tyre. Kjo nuk është hera e parë, është thjeshtë presion. Gjatë bastisjes nuk kanë marrë asgjë”, tha Ramizi për Klankosova.tv

Ramizi është i lindur në Tërnoc të Madh. Ai njihet për angazhimin e gjatë në çështje kombëtare dhe shoqërore, duke qenë edhe këshilltar në Ministrinë e Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Mediat lokale, gjatë ditës së sotme kanë publikuar edhe pamje nga bastisja që u bë nga policia serbe në shtëpinë e tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz